Në 27 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në rrjetin social një mesazh ku fton të gjithë mbështetësit dhe militantë të bashkohen në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi. Basha thotë se PD është forca që ndryshoi jetën e miliona shqiptarëve. 

Postimi i Lulzim Bashës:

Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët./tvklan.al