Një konflikt për motive të dobëta, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 28 – vjeçari nga Elbasani.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në lagjen “Skënderbej” të këtij qyteti. Sipas policisë pas një konflikti mes 28 – vjeçarit D.I dhe  29 – vjeçarit R.B, ky i fundit ka marrë pistoletën dhe ka tentuar të vrasë duke e qëlluar në oborrin e shtëpisë 28 – vjeçarin.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka patur persona të dëmtuar.

Aktualisht, policia ka shpallur në kërkim 29 – vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja arme zjarri të kalibrit 7.65 mm./tvklan.al