Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Sheldona dhe Eriksoni kanë ardhur sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për të dhënë një mesazh për nënën e tyre, Irmën, pasi ajo do të largohet dhe ata dëshirojnë të jetë e lumtur.

Sheldona rrëfen se ka lindur në Dragot të Elbasanit, por kur ishte 1 vjeç u shpërngulën në Vlorë, aty ku nisën mosmarrëveshjet mes prindërve të saj. Ajo thotë se ishte 10 vjeç kur nëna e saj është larguar për herë të parë nga shtëpia, për të shkuar në Elbasan te prindërit e saj. Por pas rreth 5 muajsh ajo u rikthye në shtëpi për t’u bashkuar sërish me bashkëshortin e saj, duke menduar për fëmijët e saj dhe se ai mund të ishte penduar për konsumimin e tepërt të alkolit. Ndërsa Eriksoni mendon se Irma u rikthye sepse u pendua për veprimin e saj.

Kur prindërit e tyre vendosën të ndaheshin, Eriksoni zgjodhi të qëndronte me të atin sepse nuk i pëlqen fshati, ndërsa Sheldona shkoi me të ëmën, për të mos e lënë vetëm. Ajo thotë se nëqoftëse Eriksoni do të zgjidhte të shkonte më të ëmën, ajo do të qëndronte me të atin, pra ishte gjithçka në dorën e Eriksonit edhe pse ai ishte i vogël, vetëm 10 vjeç dhe Sheldona 12 vjeç.

Pas 6 vitesh divorc, Irma vendosi të vazhdonte jetën e saj dhe para 4 muajsh krijoi një lidhje, ndërsa i ati i tyre është i martuar prej 5 vitesh. Eriksoni shprehet se është dakord për martesën e të atit sepse kishte nevojë për një femër, ndërsa Sheldona edhe pse ia ka kërkuar gjithmonë të ëmës të krijonte një lidhje, nuk e priti mirë.

Pas 2-3 javësh Irma do të shkojë në Kretë tek i dashuri i saj, Artani dhe ata nuk e dinë nëse do të jetë largim i përhershëm apo i përkohshëm.

Irma ka pranuar ftesën dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”, ku shikon të bijën në ekranin e murit ndarës, e cila ka një mesazh për të.

Sheltona – Mami, të kam sjellë këtu sot se bashkë kemi kaluar çdo gjë. Jeta jonë nuk ka qenë e thjeshtë. Kemi mbështetur njëra-tjetrën…

Irma – Dhe ashtu do vazhdojmë!

Sheltona – Ti tani krijove një lidhje tjetër. Së pari, dua të të kërkoj falje për atë 1 muaj që unë të largova, kur ti krijove këtë lidhje sepse nuk ishte e lehtë që unë ta pranoja. Dhe kryesorja që të kam sjellë këtu është që të të uroj gjithë të mirat e kësaj bote, të jesh e lumtur aty ku do shkosh dhe mos ta mbash kokën pas që po më lë mua këtej. Ti je aq e zonja sa të kujdesesh që nga Kreta për mua, siç je kujdesur kur ke qenë këtu.

Mami unë nuk jam vetëm!

Eriksoni – Ma, nuk jemi vetëm, do jemi gjithmonë bashkë!

Irma është shumë e emocionuar nga mesazhi i fëmijëve të saj dhe nuk mund të shprehet dot.

Sheltona dhe Eriksoni përqafojnë Irmën, të cilët i dhanë bekimin për fillimin e jetës së saj të re edhe pse larg tyre, duke na treguar kështu sa e fortë është dashuria e fëmijëve dhe nënës për njëri-tjetrin.

Shkozeta ka ftuar njerkun e saj, Islamin, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i treguar dashurinë që ka për të dhe për ta falenderuar për gjithçka që ka bërë.

Shkozeta rrëfen se e ëma e saj është martuar dy herë. Martesa e parë u bë me këmbim dhe meqënëse nuk shkoi mirë njëri çift, u detyrua të ndahej dhe çifti tjetër, që ishte e ëma e saj, Shaniko. Nga kjo martesë erdhën në jetë motra e Shkozetës dhe ajo, por kur u ndanë motra e saj qëndroi me të atin, ndërsa Shkozeta 1 muajshe me të ëmën.

Pas 2 muajsh, Shaniko u martua sërish dhe Shkozeta u rrit nga njerku i saj, i cili kishte dalë po ashtu nga një martesë tjetër.  Ajo është rritur me mendimin se Islami ishte i ati i saj, por kur ishte në klasë të tretë i ati  biologjik shkoi ta takonte dhe filloi të dyshonte. Në moshën 12 vjeçare ajo mori vesh të vërtetën dhe u takua me motrën e saj.

Islami kërkoi që Shkozeta të martohej me djalin e vëllait të tij dhe kështu ndodhi, ata u martuan. Por pas disa kohësh nisën problemet dhe mosmarrëveshjet mes tyre, ndaj vendosën të ndaheshin edhe pse Shkozeta ishte shtatëzënë prej 2 muajsh. Historia përsëritet, Shkozeta përjeton të njëjtën situatë si Shaniko.  

I vendosur në pozitë midis familjes së tij dhe Shkozetës, njerku përkrahu këtë të fundit, ndërsa Shkozeta vendosi ta mbante fëmijën edhe pse të gjithë ishin kundra. Shkozeta shprehet se e do shumë Islamin, më shumë se edhe të ëmën, sepse ai e ka përkrahur shumë dhe e ka rritur djalin e saj ashtu siç ka rritur atë vetë.

Ajo u martua kur djali i saj ishte 2 vjeç dhe tregon se bashkëshorti i saj gjithashtu kishte një djalë. Shkozeta dhe bashkëshorti i saj sollën në jetë dy fëmijë dhe që prej vitit 1997, ata jetojnë të gjithë në Greqi. Ata kanë zgjedhur t’i tregojnë fëmijëve historinë e jetës së tyre sepse ata meritonin ta dinin të vërtetën, ndaj Shkozeta ka takuar të ëmën e djalit të bashkëshortit të saj për t’i ofruar të takojë kur të dojë të birin.

Islami dhe Shaniko nuk dëshirojnë të shkojnë në Greqi të jetojnë me ta, ndaj ajo e vendosur rrëfen se për njerkun e saj mund të lejë gjithçka çfarë ka ndërtuar në emigracion dhe të kthehet së bashku me familjen në Shqipëri, që ai të mos ndihet vetë. Ajo thotë se ka ardhur posaçërisht për t’i bërë suprizë atij dhe se asnjë nuk e di këtë gjë.

Islami ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”. Arditi i thotë se e ka ftuar për të luajtur domino sepse e di që atij i pëlqen shumë.

Islami – Po ti ku e mësove, mirë unë që jam pensionist…

Ata luajnë dhe bisedojnë rreth jetës së tij dhe kur shfaqet Shkozeta në ekranin e murit ndarës, ai shfaq gëzim.  

Shkozeta – Babi, unë kam ardhur këtu për të bërë publike dashurinë që kam për ty. Bashkë me fëmijët e mi, je dashuria e jetës sonë! Nga fryma dhe fjala jote ne marrim jetë…

Islami – Faleminderit që e plotësove me gjithë kolektivin këtu. Gëzohem edhe unë që kam ardhur sot këtu… Mos qaj tani. Të gjithë të mirat, që u përpoqa me djersë, t’i kesh hallall! Nga ty s’e prisja, e prisja nga shokët që kam pirë kafe jashtë.

Arditi – Shkozeta do që të të marrë në Greqi.

Islami – Jo, jo! Greqi e kam këtu. Ajo të jetojë mirë për veten e saj, unë shikoj hesapin tim.

Arditi – Por ajo thotë nësë nuk shkon ti, do kthehet ajo nga Greqia.

Islami – Të kthehet edhe… Si të dojë të bëjë. Është e lirë të shkojë ku të dojë.

Shkozeta – Unë për atë bëj gjithçka.

Islami – Këtu s’të dua. Sot nuk hahet bukë kollaj këtu.

Islami shprehet se Shkozeta duhet të qëndrojë në Greqi sepse ai është shumë mirë këtu, ka shoqërinë, ndaj nuk është vetëm. Ata dhanë dhe një mesazh për të gjithë, baba nuk është ai që  të lind, por ai që të rrit dhe bën gjithçka për mirëqënien dhe lumturinë tënde.

“PËR DREKË ME MUA”

Të dielën e kaluar Dalina Buzi gatoi për mysafiret e saj: Valbona Selimllari dhe Alban Hoxha. Sot është rradha e kthimit të vizitës. Gatuan Albani! Në fushën e blertë Albani shkëlqen, po në kuzhinë? Kjo do të vërtetohet nga pikët që do t`i japin miqtë e ftuar për drekë. Shef Renato Mekolli ka mbikqyrur pjatat e gatuara nga portieri i kombëtares sonë.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Kosovarët kanë kohë që janv bërë pjesë e bashkëjetesës tonë dhe mqs vitet bënë që ata kishin mall për këtë tokë erdhën dhe vendosën të investojnë këtu. Sot dy vëllezërit Skënder dhe Naim Kapiti nga Peja kanë vendosur të blejnë një tokë në Durrës dhe pas 5 muajsh ata gjenden të përballur me një padi para gjykatës ku kërkohet që kjo tokë është shtet. Si është e mundur që shteti mbas 20 vitesh të shfrytëzimit nga të tjerë nuk ndihet dhe kur këta vëllezër fillojnë investimin e përball me një padi. Ndiqeni këtë seance për të kuptuar që “ligjin e përdor Maliqi”.

“EDHE UNË KËNDOJ”

Konkurentët:

Kristina Ifti,

Guri Bulollari,

Rexhina Behaj & Marjus Ferhati,

Liljana Agaraj,

Vezir Kercuku,

Tushe Ceku