Policia e Vlorës, ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Kreshnik Metushaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, pasi ai në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (3 prej tyre të arrestuar), u kapën në vendin e quajtur “Kuzum Baba” me 29 kilogram lëndë narkotike të llojit “Çokollatë”.

Gjithashtu, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”./tvklan.al