Klosi

29  gra që vuajnë dëmimin në burgun e Vaqarit, pasi kanë përfunduar kurset e trajnimit profesinal, si sekretare, kujdestare fëmijësh dhe udhëheqëse të një guide turistike, janë paisur me çertifikatat përkatëse.

Gjatë kësaj ceremonie Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi u shpreh se këto certifikata do t’ju vijnë në ndihmë për t’u punësuar pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.

Ministri Klosi preku edhe një herë nevojën për të orientuar kurset profesionale në bazë të nevojave të tregut. Deri në fund të muajit gusht 182 të burgosur kanë përfunduar kurset e formimit profesional.

Tv Klan