Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për prishje të qetësisë publike dhe goditje për shkak të detyrës. I arrestuari është Martin S. 29 vjeç banues në Sllovaki. Policia thotë se 29-vjeçari ishte i dehur kur filloi të bënte trazira në publik.

Gjatë kohës që merrte trajtimin mjekësor, ka krijuar një tjetër situatë duke thyer një xham, nga i cili ka mbetur i dëmtuar në krahë një punonjës i policisë.

Gjithashtu ky shtetas ka goditur me grusht edhe punonjësin tjetër të policisë i cili e mbante nën mbikëqyrje.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të policisë, për neutralizimin e tij. /

tvklan.al