Një makinë, e dizenjuar për filmin më të fundit të James Bond, “Spectre”, është shitur në ankand për plot 3.5 milionë dollarë.

Aston Martin DB10, ishte një nga 10 makinat e realizuara për filmin, që e risolli aktorin Daniel Craig në rolin e agjentit të famshëm, për të katërtën herë radhazi.

Pjesa më e madhe e këtyre makinave u modifikuan për filmin, ndërsa dy prej tyre u mbajtën për t’u nxjerrë në ankand.

“Spectre”, filmi i 24 i James Bond në 53 – vjet, kapi shifrën e 879 milionë dollarë në box office, që prej shfaqjes në ekranin e madh në fund të Tetorit. /tvklan.al