Ashtu si Partia Demokratike, tre anëtarët e propozuar nga opozita në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidateve për deputetë ishte 28 prilli.

Për këë arsye, Hysen Osmanaj, Klement Zguri dhe Pranvera Shtjefni i konsiderojnë si të pavlefshme dhe regjistrimin e tyre si nul.

Sipas tyre vendimmarrja nga ana e KQZ është qëndrim personal dhe në  tejkalim flagrant të kompetencave të kryetarit të këtij organi.    

Osmanaj, Zguri dhe Shtjefni komentojnë dhe ftesën e bërë nga KQZ një ditë më parë partive politike, për t’u regjistruar për pjesëmarrjen në zgjedhje brenda 3 majit.

Ata  i akuzojnë kolegët e tyre dhe kryetarin Biba se në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor shpik norma të reja ligjore duke vendosur një afat tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve zgjedhore/listave të kandidatëve që është  data 3 maj , ndërkohe që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh.

Shqetësimi i tyre i shprehur përmes deklaratës së shpërndare për mediat është se KQZ me vendime të njëpasnjëshme po kthehet në një institucion të anshëm, në shërbim te mazhorancës dhe në dem të procesit zgjedhor.

Tv Klan