stream_img

Të paktën 3 persona janë diagnostikuar me virusin Zika në Itali që prej fillimit të vitit 2016. Të treja rastet janë shënuar në rajonin e Venetos. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për persona që janë kthyer nga udhëtime në vende ku Zika është më e përhapur si Amerika e Jugut dhe Karaibet.

Gjithësesi autoritetet mjeksore italiane njoftojnë se nuk ka vend për alarm, pasi virusi monitorohet që prej 2010-ës.

Të enjten edhe Spanja konfirmoi rastin e parë të virusit “Zika” tek një grua shtatzënë. Ministria e Shëndetësise Spanjolle përmes nje komunikate, shpjegoi se ajo sapo ishte kthyer nga Kolumbia, ku besohet se është infektuar.

Pacientja, po trajtohet në rajonin verilindor të Katalunjës dhe është rasti i shtatë i të prekurve me virusin “Zika” në Spanjë.

Sipas Ministrisë së Shendetësisë Spanjolle “të gjithë personat e sëmurë janë në gjendje të mirë shendetësore” duke saktësuar se “ata nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e virusit, sepse e kanë importuar ate”. Zika, që po përhapet në Amerikën Jugore dhe Veriore shkakton probleme të zhvillimit të trurit tek foshnjat.

Tv Klan