Ditën e djeshme pranë ambienteve të policisë është paraqitur një person me inicalet A.S, 63 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka kallëzuar rreth orës 19:10, në lagjen “10 Korriku” duke ecur në rrugën kryesore, i kanë dalë para 3 persona të cilët nën ushtrimin e forcës i kanë marrë 25.000 lekë të rinj, 300 euro, 3 aparatë celularë dhe më pas janë larguar me shpejtësi me ndihmën e një automjeti të tipit “Benz”.

Nga veprimet e shpejta hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej bashkëpunëtorëve, një person me inicialet G.Gj.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje./tvklan.al