Një djalë 3-vjeçar vdiq në krahët e babait të tij në një spital, ku mendohet se po priste në radhë prej më shumë se 1 orë për t’u mjekuar.

Basil Mohammed vdiq në spitalin e fëmijëve në Birmingham në Britani të Madhe. Ai vuante nga një sindromë që shkaktonte dështim të veshkave ose mëlçisë. Familja e vogëlushit ka bërë thirrje që të nisin hetimet për këtë rast.

Babai i 3-vjeçarit ka thënë se sapo mbërriti në spital me djalin në krah, një infermiere e vizitoi atë brenda 15 minutash. Më pas ishte i detyruar të priste në agoni për rreth 1 orë deri sa stafi mjekësor të kujdesej për të.

Autoritetet spitalore kanë nisur tashmë një hetim të brendshëm për këtë incident dhe kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të fëmijës. Babai i vogëlushit u ka kërkuar drejtuesve të spitalit që të shikojnë kamerat e sigurisë.

/tvklan.al