Tridhjetë administratorë pallatesh kanë aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës për të përfituar nga fondi i komuniteteve.  Ademi është një prej tyre. Pasi ka marrë dakortësinë e banorëve, ai ka hartuar projektin për termoizolimin e pallatit.

200 milionë lekë të vjetra është fondi i venë në dispozicion nga Bashkia për këtë vit.

Kushti i vetëm për të përfituar nga ky fond është pasja e një administratori të licencuar.

Projektet e miratura ndiqen më pas nga arkitekti i përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës. TV KLAN