Dy persona kanë përfunduar në pranga në kryeqytet, pasi u kapën me 30.4 kilogramë kanabis në makinë.

Të arrestuarit janë Edmond Nezaj, 39 – vjeç dhe Gentjan Nezaj, 36 – vjeç, të dy të lindur në Bajram Curr dhe banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë tek Ura e Institutit në Kamëz, në një operacion të policisë së Tiranës dhe skuadrës “Shqiponja”.

Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin në pronësi të Edmond Nezaj, një mercedes ngjyrë gri me targa AA822OK dhe shërbimet “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruar një sasi prej 30.4 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa./tvklan.al