Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, i cili u kap duke transportuar 30 kg kanabis sativa. Aksioni anti-drogë u zhvillua në Kozani.

Sipas mediave greke, shqiptari i arrestuar është 33 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije. 33-vjeçari po udhëtonte me një automjet “Toyota Rav4”, brenda së cilës u gjetën dy çanta me 30 pako me peshë totale 30.6 kg lëndë narkotike.

Policia sekuestroi edhe dy celularë, të cilët do të analizohen për të zbuluar thirrjet hyrëse dhe dalëse të tyre. Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe destinacionin e drogës.

/tvklan.al