Për më shumë se 30 minuta qyteti i Korçës u përfshi nga reshje të shumta shiu duke shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të rrugëve dhe bulevardeve kryesore të qytetit.

Shiu solli jo pak probleme në qarkullimin e mjeteve por edhe në lëvizjen e kalimtarëve. Edhe për shkak të pozitës gjeografike qyteti i Korçës nuk e ka provuar thuajse asnjëherë më parë një situatë të tillë.

Kjo e sotmja është ndër të paktat herë që shiu i rrëmbyer përmbyt qytetin juglindor dhe krijon probleme ne qarkullim./ABCNews