Italia është vënë thuajse nën pushtetin e gripti stinor, i cili u ka marre jetën 30 personave dhe ka shënuar një numër rekord të prekurish.

Mediat italiane referuar të dhënave të institucioneve shëndetësore, raportojne për afro 4 milionë të sëmurë.

Sipas po të njëjtave burime, një përhapje e tillë e gripit nuk është shënuar që prej vitit 2004.

Ajo konsiderohet më e madhe se pandemia e gripit të derrit. Në Itali, ashtu si në Shqipëri, janë në qarkullim viruset Ah1n1 dhe B.

Ndryshe nga sa po ndodh në vendin fqinj, siç raportohet në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka ende një qarkullim të ulët të gripit dhe virozave respiratore.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se në vendin tonë numri i rasteve po vjen në rritje.

Përgjatë një jave kanë kërkuar ndihmë mjekësore afro 12 mijë persona, ndeërsa nuk janë shënuar ende raste me komplikacione si pasojë e gripit.

Tv Klan