Që prej mëngjesit të mërkurës, Policia ka nisur zbatimin e një plani masash me qëllim kontrollin e territorit kundër kultivimit të kanabisit. Për këtë qëllim, afërsisht 3100 efektivë të policisë kanë dalë në terren, në një operacion masiv për paramndalimin e kultivimit të drogës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, qëllimi është që të goditet kanabis që në fazën e kultivimit të tij. Pjesë e grupeve të monitorimit, veç drejtuesve të policisë janë bërë edhe oficerë dhe efektivë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Faza e parë e operacionit konsiston në kontrollen e serave, të prodhuesve të farërave, ish – depo e magazina të braktisura, si dhe zona të tjera malore, ku ajo mund të kultivohet në sera. Ndërkaq, kontrollet dhe patrullimet e policisë kanë nisur dhe kanë vijuar edhe në ambiente bazash apo ara e territore të hapura.

Tv Klan