Me vendim të Qeverisë së Kosovës profesori Shpejtim Bulliqi do të drejtojë Komisionin qeveritar për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe Zejnullah Gruda, Martin Berishaj, Hamit Basholli, Florim Isufi dhe Riza Smaka.

Me këtë vendim kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë hapin e parë në drejtim të implementimit të planit të tij për zgjidhjen e kësaj çështje./Klan Kosova