Njerëzimi do të ishte i pafuqishëm për të parandaluar përhapjen e një virusi vdekjeprurës që do t’i merrte jetën 33 milionë personave në vetëm 200 ditë.

Sipas ekspertit të gripit, profesorit Robert Dingwall, mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e këtij virusi është mbulimi i gojës kur teshtini dhe larja e duarve. Megjithatë edhe këto masa mund të mos jenë të mjaftueshme.

Paralajmërimi i tij vjen pasi Jonathan Quick, drejtuesi i Këshillit Global të Shëndetit, deklaroi se një mutacion vdekjeprurës gripal mund të përhapej nga momenti në moment dhe se do të ishte epidemia më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit.

Duke nënvizuar dobësinë e njerëzimit ndaj këtij rreziku, Profesori Dingwall tha për The Sun:

“Gripi është shumë infektues dhe nuk ka shumë gjëra që mund të bësh për ta ndaluar që të përhapet nëpër planet. Në 2009-n njerëzit u përpoqën që ta parandalonin duke marrë masa nëpër aeroporte, por nuk funksionon, pasi njerëzit janë infektues të paktën 4 ditë përpara se të shfaqin simptoma”.

“Ekzistojnë shumë pak gjëra që mund të bësh, higjena personale është një prej tyre. Larja e duarve dhe shmangia e vendeve publike që mund të jenë të ndotura, si dhe mbulimi i gojës janë disa prej tyre. Por nëse do të isha i sinqertë, virusin mund ta marrësh edhe nëse kalon pranë një personi në rrugë dhe ai teshtin”.

Dingwall foli pasi Dr Quick paralajmëroi se kushtet ishin të përshtatshme për një grip që mund t’i kushtojë jetën miliona personave.

“I madhi po vjen, një virus global epidemik, që mund të vrasë 33 milionë persona që në 200 ditët e para

“, shkruajti ai të martën. 

“Brenda dy viteve, më shumë se 300 milionë persona do të vdisnin në të gjithë globin”.

Sipas Dr Quick pas këtij skenari katastrofik fshihet një mutacion i gripit të shpendëve, që shpesh mund të përzihet me gripin e kafshëve të tjera të egra përpara se të arrijë tek njerëzit, duke e bërë më të fuqishëm dhe ndonjëherë vdekjeprurës.

“Diku një virus gripal po vlon, në gjakun e një zogu, lakuriqi nate, majmuni apo derri, duke u bërë gati për të kaluar tek njerëzit”.

Dr. Jonathan Quick thotë se kushtet që diçka e tillë të ndodhë janë të favorshme dhe sipas tij, kjo epidemi mund të shpërthejë që nesër.

Dr. Jonathan Quick

“Kur ky kombinim nga zogjtë dhe kafshët të gjejë rrugën për tek njeriu do të na vrasë më lehtësisht, sepse për ne dhe trupat tanë ky virus i ri është i panjohur dhe kemi zero imunitet ndaj tij. Ky është me gjasë i ngjashëm me Gripin Spanjoll, që vrau 100 milionë në 1918-n”.

Doktori bën përgjegjës edhe vetë njerëzimin për kanosjen e një rreziku të tillë, për shkak të blerjes së mishit të lirë nëpër ferma, të cilat ai i konsideron si inkubatorë të sëmundjes.

“Nga këto ferma gjigande industriale lindi H1NI në 2009-n dhe vrau rreth 575 400 persona në mbarë botën.”

DailyMail//tvklan.al