36 shërbime konsullore që ofron Ministria e Jashtme do të jenë tërësisht elektronike. Shërbimi konsullor online i inauguruar në një ceremoni ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama do t’i mundësojë shqiptarëve që të mos rrinë në radhë të gjate e kaotike në ambasada por, të marrin këto shërbime nga celulari i tyre.

Kryeministri nuk e ka humbur rastin të bëjë dhe krahasimin mes shërbimit qëofrohej 4 vjet më parë dhe transformimit që thote se ka pësuar shërbimi konsullore, ndërsa premton se shumë shpejt ai do të unifikohet me atë të shtetit të Kosovës duke ulur kostot dhe afruar shqiptaret mes tyre.

“Do të përfitojnë dhe qytetarët e Kosovës nga ky shërbim. Kush mendon se kjo është Shqipëri e Madhe gabohet. Ne jemi gati të bashkohemi me cilin do pavarësisht gjuhës, fesë apo krahinës”.

Premtimi për të garantuar votën e emigrantëve, Rama thotë se ende nuk është vënë në jetë për arsye objektive, siç është mungesa e regjistrimit të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, procese që ka nisur përmes një projekti qeveritar./ TV KLAN