Pretendon se kanë 36 vite të dashuruar me njëri- tjetrin, vendos të martohet. Një grua 45 – vjeçare është martuar me një stacion treni në Kaliforni. Edhe pse tingëllon si një martesë e çuditshme dhe e pazakonte, Carol Santa Fe tregon se është e dashuruar marrëzisht me stacionin e trenit që në moshën 9 –vjeçare.

Madje ajo pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të!

Ajo ka jetuar në Kaliforni që në moshën 3 –vjeçare dhe pretendon se stacioni i trenit është dashuria e jetës së saj, pavarësisht se me parë ka pasur një lidhje.

Kjo ngjarje e cila është publikuar në media të ndryshme në botë ka lindur një debat në rrjetet sociale, ku shumica shprehen se 45- vjeçarja ka probleme mendore./tvklan.al