Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni deklaron janë rreth 70 luftëtarë aktiv nga Kosova që marrin pjesë luftën në Siri e Irak. Prej tyre, sipas Hysenit, 38 janë femra dhe 27 fëmijë.

Fatkeqësisht janë edhe 38 individë të gjinisë femërore dhe 27 fëmijë në zonën e konfliktit ekstra këtyre që janë në luftë. Janë 57 shtetas të Kosovës që janë deklaruar të vdekur dhe nuk mund t’i cilësojmë të vrarë”.

Sipas Ministrit, mosha mesatare e atyre që janë nga Kosova e që marrin pjesë në luftat e huaja, kryesisht në Siri e Irak janë 18 deri 27 vjeç./tvklan.al