shkelqim-caniQeveria pranon se në 8 muajt e parë nuk ka arritur të mbledhë të ardhurat e parashikuara nga akcizat, duke i privuar arkës së shtetit 4.3 miliardë lekë.

Një fakt që Ministrit iu vu në dukje nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë gjatë diskutimit për rishikimin e buxhetit.

Shkëlqim Cani shpjegoi edhe arsyet e kësaj performance që sipas tij lidhet me rënien e nivelit të importeve për cigaret.

Ministri i Financave foli edhe për mosrealizimin e disa investimeve publike në tre mujorin e parë të vitit 2014-të, por premtoi se fundi i këtij viti nuk do ta gjejë qeverinë me investime të parealizuara.

Tv Klan