Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por ai është rreth 30 vjeç.

Sipas mediave italiane shqiptari është kapur me 4 kilogramë marijuanë dhe 6 mijë euro. Shqiptari lëvizje me një makinë tip “Rang Rover”.

marijuane 2

Atij iu bë shenjë të ndalonte nga Guardia di Finanza e Siena-s, por nuk iu bind efektivëve. Pasi është ndaluar, policia zbuloi drogën të fshehur në bagazhin e makinës, ndërsa paratë ishin fshehur në pjesën e poshtme të radios. /tvklan.al