Tirana ka qenë një nga rajonet më të prekura nga ndërprerjet e energjisë në këto ditë të ftohta. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së konsumit të energjisë, por edhe rrjetit të amortizuar.

Ministri Gjiknuri vizitoi nënstacionin e Selitës, të cilit i janë dyfishuar kapacitetet pas një investimi me vlerë 6 milion euro.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë: Siguroj shqiptarët se pavarësisht se do kemi probleme me motin në ditët në vijim, OSHEE do të jetë në gatishmëri për të riparuar defektet në kohë shumë të shkurtër.

Shtimi i konsumit të energjisë për kryeqytetin ka bërë që kompania e shpërndarjes të rritë fuqinë e nënstacioneve.

Këtë vit, OSHEE do të ndërtojë një nënstacion të ri për Kombinatin, Kasharin, Valiasin dhe do të nisë projektin për ndërtimin e një tjetri në qendër të Tiranës. / TV KLAN