4 persona kanë vjedhur gjatë orëve të para të mëngjesit një sasi parash në një minimarket, në lagjen nr 2 të Pogradecit.

Burime zyrtare thonë se grabitësit kanë marrë kasafortën e dyqanit sëbashku me paratë dhe janë larguar. 

“Nga të dhënat e para dyshohet se kanë qenë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë marrë kasafortën, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja”,

 sqaron policia në një njoftim.

Autoritetet thonë se po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al