E mbani dot mend gënjeshtrën tuaj të fundit? Nëse jo, mos u shqetësoni, sepse studimet thonë që shumë prej nesh gënjejnë deri në 200 herë në ditë.

Të thuash gënjeshtra nuk është shenjë e një karakteri të keq, shpesh gënjejnë dhe kur na pyesim si jemi, kështu që mos e  gjykoni veten rëndë.

Por ka raste kur gënjeshtrat janë për një qëllim të keq dhe në këto raste, mund të kuptoni nëse po ju mashtrojnë nëpërmjet 4 shenjave të thjeshta pa patur nevojën e një makine të së vërtetës.

Përdorimi i vetës së tretë

Nëse dikush gënjen përpiqet që të mbajë distancë nga vetja dhe shpesh herë për këtë arsye përdor më së shumti vetën e tretë.

Qëndrimi negativ

Dëgjoni më kujdes gjuhën që përdor dikush që ju dyshoni se po ju gënjen. Nëse ai përdor një gjuhë dhe qëndrim negativ, është një shenjë që po gënjen. Kjo sepse gënjeshtarët shprehin shpesh negativitet, duke qenë së në të pandërgjegjshmen ata ndihen keq për gënjeshtrat e tyre.

Kanë shpjegime të shkurta

Shpesh herë gënjeshtarët e kanë të vështirë që të sajojnë histori komplekse dhe me shumë dinamikë, kështu që mjaftohen me shpjegim të thjeshta dhe të shkurtra, pa detaje dhe në terma të përgjithshme.

Përdorin fjalë të mëdha

Por nëse shpjegimet e tyre janë të thjeshta dhe të shkurta, gënjeshtarët kanë tendencë që të përdorin fjalë të mëdha. Kini kujdes për fjalë të vështira dhe pa lidhje, me shumë mundësi po ju thonë gjepura./tvklan.al