I armatosur me nje kallashnikov, ai qëlloi brenda fabrikës ku punonte dhe vrau 3 persona, shënjestra rastësore si dhe plagosi 14 të tjerë, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Më pas u ekzekutua nga policia.

Ngjarja ndodhi në Heston të Kansasit dhe viktimat i shtohen bilancit të të vrarëve nga armët në Shtetet e Bashkuara, e shndërruar në një nga pikat kryesore të fushatës së kandidatëve në garën presidenciale. Autori është 38 vjecari, Cedric Ford.

Ai nisi të qëllojë në orën 5 me orën lokale, gjatë rrugës drejt fabrikës Excel, fillimisht goditi me kallashnikov në shpatull shoferin e një kamioni, më pas plagosi në këmbë një burrë. Në parkingun e saj, vrau një person, më pas edhe dy të tjerë brenda ndërtesës.

Megjithëse kolegët e shihnin si një person të qetë, Ford, kohë më parë kishte publikuar një video në Facebook ku shihet që qëllon me automatik.

Ford kishte precedente penalë si në Kansas ashtu dhe Florida, ku ishte akuzuar për posedim lëndësh narkotike, shkelje të rregullave të trafikut, vjedhje etj, megjithatë, siç raportojnë mediat, nuk dihet nëse ai është dënuar ndonjëherë.

Tv Klan