Nga dita në ditë i ftohti vazhdon të marrë jetë njerëzish. Viktima e radhës është regjistruar në qytetin e Korçës. Policia lokale thotë se rreth orës 10:35 është njoftuar për një trup të pajetë.

Efektivët kanë gjetur ambientet e një zdrukthëtarie 60-vjeçarin Ilia Lilo. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Të hënën në Lushnjë një roje pallati u gjet i ngrirë nga banorët. 52-vjeçari Bashkim Çepa nga Golemi, punonte në Lushnjë si roje pallatesh. Ishin banorët e pallatit ata që njoftuan policinë, e cila më pas bëri dërgimin e trupit të pajetë në morg.

Dy viktimat e tjera janë: 53 – vjeçari Leonard Beqiri, i cili është gjetur i pajetë në lagjen 2 të qytetit të Sarandës dhe 38-vjeçar i pastrehë në Durrës./ tvklan.al