Farouk James quhet 4 – vjeçari i cili është kthyer në një fenomen në rrjetet sociale për shkak të flokëve të tij të gjata dhe kaçurrela.

Ai pëlqen modelingun,leximin dhe lojërat.  Filloi punë si model që kur ishte 9 muajsh dhe pasi e ëma i hapi një Instagram 2 vite më parë numëron sot, rreth 69.000 ndjekës.

Mamaja e Farouk kujdeset shumë për flokët e tij. Ajo aplikon gjithmonë krem flokësh për kaçurrelat e të birit dhe gjatë kohës që është në shkollë ai i mban flokët gjithmonë gërsheta, model të cilin e pëlqen shumë.

Mamaja  gjithashtu tregon se i spërkat flokët e vogëlushit me ujë, një orë përpara se ti lajë në mënyrë që kaçurrelat të zbuten./tvklan.al