40 % e të rriturve në botë janë diskriminuar përgjatë fëmijërisë së tyre. Studimi i kryer nga Organizata “Save the Children” thekson se si pasojë e këtij diskriminimi, miliona fëmijëve në botë iu mohohet aksesi në disa shërbime jetësore.

Sa i takon Shqipërisë, studimi sheh me shqetësim arsimimin e personave me aftësi të kufizuar.

Për të zgjidhur këtë problematikë, rekomandohet të rishikohen ligjet, të cilat garantojnë trajtim të barabartë dhe përfshirjen e kësaj kategorie në jetën sociale dhe duke ju dhënë akses në të gjitha shërbimet.

Brunilda Cami/Tv Klan