Emisioni “STOP” transmetoi një video, ku shfaqej problematika e 40 nxënësve të shkollës 9 – vjeçare “Europa”, në Katundin e Ri, Elbasan.

Fëmijët kanë dy javë që nuk shkojnë në shkollë, pasi distanca është 5 kilometra dhe Bashkia e Elbasanit sivjet nuk u ka vënë në dispozicion një furgon për transport, si një vit më parë.

Qytetari – Pse nuk ikën në shkollë ti Lon?

Nxënësi 1 – Unë nuk iki dot në shkollë se nuk kemi autobus, vëllai im është i vogël dhe nuk ecën dot në këmbë. Kemi një javë pa shkollë.

Qytetari – Vjet ishte autobusi?

Nxënësi 1 – Vjet ishte, por …

Nxënësi 2 – S’ka ardhë autobusi, ka rënë shi edhe bëhem pis dhe nuk eci dot në këmbë.

Prindërit e tyre ankohen që nuk kanë transport për të çuar fëmijët në shkollë, pasi ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit autobusi kërkon pagesë, të cilën ata nuk e sigurojnë dot.  

“Ne nuk i çojmë dot kalamajtë në shkollë se nuk na ka ardhur autobuzi. Erdhi ditën e parë dhe s’erdhi më. Vitin e parë erdhi pa lekë, këtë vit kërkon lekë. Tashi ne nuk kemi me dhënë lekë, kalamajt do t’i ndalojmë në shpi. Po u zgjidh mirë, po s’u zgjidh… Ne kemi një javë që i mbajmë kalamajtë pa shkollë!”

/

tvklan.al