Nga 847 kompani Call Center që operojnë në territorin shqiptarë, 42 prej tyre rrezikojnë mbylljen menjëherë. Të dhënat konfirmohen nga burime zyrtare të Ministrisë së Zhvllimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Sipas autoriteteve publike, 5% e operatorëve telefonikë që ofrojnë shërbime për tregun italian, marrin ndihmë ekonomike nga qeveria italiane, por tashmë, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për buxhetin, ndihma do të ndërpritet menjëherë.

Janë këto biznese të cilat do të kenë edhe problemet më të mëdha për të gjetur tregje të reja nga penalizimet që do t’i ndodhin. Si masë për të mbrojtur tregun e të rinjve, që pritet të mbeten pa punë, për vitin 2017 -të, qeveria do të shtojë fondin start –up, i cili ofron mbështetje financiare për të hapjen e një biznesi të ri.

Senati në vendin fqinj miratoi sëbashku me paketën e buxhetit një sërë rregullash për ndërmarrjet e klasifikuara si Call Center. Qëllimi i ligjit është rikthimi i kompanive italiane në vendin e origjinës, për të ulur edhe papunësinë, e cila është kthyer në një gangrenë për ekonominë e Italisë, që prej shfaqjes së krizës së borxheve.

Numri i të punësuarve në këtë sektor në vendin tonë arrin në 25 mijë, ku grupmosha më e madhe janë të rinjtë.

Tv Klan