Saktësisht, 43 vjet më parë bota e futbollit pa një numër shpejtësie që u ekzekutua në fushë nga mjeshtri Johan Cruyff, i cili nxorri jashtë loje mbrojtësin Suedez Jan Olsson, në Kupën e Botës 1974. Kjo lëvizje që prej asaj kohë u quajt kthesa e Cruyff.

Të shumtë janë yjet e futbollit që e kanë huazuar për të na dhuruar emocione.

Gjithsesi edhe mbi këtë çështje ka një debat. Këto pamje i përkasin kupës së Europës së 1960-ës. Ky është sulmuesi i Barcelonës, paraguajani Eulogio Martínez i cili në një ndeshje ndaj Wolverhampton e ekzekutoi disa herë këtë levizje ndaj kundërshtarëve të tij.

Por duke qënë se në atë kohë të pakët ishin aparatet e televizorit, kupa e botës së 74, i dha masivitet dhe famë asaj që sot njihet si kthesa e Cruyff.

Tv Klan