Policia e Tiranës ka bërë të mundur zbulimin e rreth 44 kilogramëve kanabis, ndërsa ka arrestuar edhe një person.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga ka rënë 28 – vjeçari Refik Gjoka. Arrestimi i tij erdhi pasi gjatë kontrollit në automjetin “Opel”, Gjokës iu gjet një sasi kanabisi.

Më pas, nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia gjeti edhe një sasi tjetër droge, e ndarë në 13 thasë dhe qese plasmasi.

Në total droga e gjetur ishte rreth 44 kilogramë, e cila u sekuestrua nga policia së bashku me automjetin e 28 – vjeçarit./tvklan.al