Nëntë shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje kokaine në Britani janë dënuar me 45 vite burg në total nga një gjykatë në Sussex.

Ata u arrestuan gjatë operacioneve policore në Brighton dhe Hove Qershorin e shkuar, pasi u kapën me kokainë e makina, që kapnin vlerën mijëra paund.

Mes të arrestuarve ishte edhe kreu i bandës, Mevlan Dema. Ai u ndalua teksa lëvizte më makinën e tij, një BMW në Brighton, ku iu gjet kokainë.

Tetë prej nëntë të arrestuarve, të gjithë shqiptarë, sipas BBC kishin hyrë ilegalisht në Britani.

Gjatë operacionit, autoritetet gjetën edhe alkool kontrabandë në ambiente që kishin lidhje me grupin, si lokale nate, kafe e qebabtore.

Të nëntë shqiptarët u shpallën fajtorë për shpërndarje kokaine dhe vendimi për ta u mor pas dy seancave dëgjimore, më 22 Mars dhe një tjetër pak ditë vonë.

Dema u dënua gjithashtu për pastrim parash.

Mevlan Dema

Mevlan Dema

Shqiptarët e dënuar janë:

Mevlan Dema 32 – vjeç u dënua me 13 vite burg.

Gledis Osmani, 21 – vjeç, u dënua me 8 vite.

Klinton Dani, 23 – vjeç, u dënua me 3 vite e gjysmë burg.

Ndriçim Xhepa, 28 – vjeç u dënua gjithashtu me 3 vite e gjysmë burg.

Leonard Dema, 35 – vjeç u burgos me 3 vjet.

Ramazan Capa 21 – vjeç, Genti Capa 27 – vjeç, Kadri Dema 24 – vjeç dhe Izmir Dema 25 – vjeç, u dënuar me nga 3 vite e gjysmë burg secili.

/tvklan.al