8 bashki do të përfitojnë fonde për të ndërtuar ujësjellësit e rinj dhe për të përmirësuar sistemin e pastrimit të ujerave të pista. Qeveria gjermane, banka KFË dhe qeveria e Zvicrës janë dhënë në total 47 milion euro kredi dhe grante për të rregulluar situatën e infrastukturës së ujësjellësit në Shqipëri.

 “Përcaktimi i tyre është bërë sipas prioriteteve të Masterplanit Kombëtar të Ujësjellës Kanalizimeve si dhe nevojës për investime për të përmbyllur investimet e kryera në fazat e mëparshme të programit.”

Kjo është faza e 3-të dhe 4-ët që ka hapur Ministria e Financave dhe ajo e Transporteve për bashkitë që përfitojnë nga këto fonde të cilat synojnë të stabilizojnë ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat kanë probleme të mëdha me humbjet dhe mbledhjen e arkëtimeve.

Tv Klan