5 bashkitë Kurbin, Durrës, Shijak, Vorë dhe Kamë nuk kanë nisur ende ngritjen e strukturave për të menaxhuar  fondin e pyjeve që kanë nën juridiksionin e tyre. Kreu i inspektoratit shtetëror të mjedisit dhe pyjeve deklaroi se ato kanë një muaj afat për të zbatuar ligjin, më pas do të ndëshkohen.

Ergys Agasi  Kryeinspektori i ISHMP

 ISHMP ka lënë detyra për bashkitë me një afat për plotësimin e tyre deri në fund të muajit Mars 2017. Nëse pas këtij afati kjo situatë shqetësuese, nuk do të ndryshojë, për këto 5 Bashki dhe 12 Bashkitë që janë ende në proces; do të procedohet me masë administrative gjobë ose kallëzim për ndjekje penale ndaj Krerëve të Bashkive, ashtu si kuadri ligjor e parashikon.

Në analizën për sektorin pyjor,Agasi vuri në dukje se si pasojë moratoriumit të pyjeve, viti që lamë pas, ka shënuar rritje me 30% të importit për lëndën drusore.

 

 

 

Tv Klan