OSHEE 1

 

Reshjet  e dëborës kanë shkaktuar problem edhe me furnizimin me energji elektrike. Në disa zona në veri dhe jug të vendit ka mungesë energjie. Sipas OSHEE  5 fidera në rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët jane pa energji. Më problematike vërehet situata në zonën e Burrelit, Korçës dhe Kukësit. Në zonën e Korçës dhe Kukësit po vazhdon puna për riparimin e difekteve në zonat e thella si pasojë e  këputjes së telave apo  dëmtim të izolatorëve.Shtabi i divizionit të Shpërndarjes në OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1867 punonjës.

Zonat pa energji elektrike

Burrel:  Merdhoq, Dierrë, Bardhaj, Bushkash, Shkoret, Lufaj, Baz, Maja Madhe, Plagëz, Gurth Spaç, Impianti Klos, Kodër Ranë, Kullaxhi, Blinisht, Shpal, Vau Madh, Guri i Bardhë, Xibërr Hanë, Xiberr Murrizë, Shkallë

Berat: Hysgjokaj

Elbasan: Lunik, Rrajcë, Librazhd, Stravaj, Bradashesh

Korçë: Liqenas, Ploçisht/ Maliq, Trebinjë

Kukës: Lekbibaj, Paç, Kam, Nikolicç, Mamëz, Suroj, Vilë, Tërthorë, Ymisht, Imcalla, Turaj, Shemri

Shkodër:  Arrëz Miliska, Koman, Kelmend, rrethinat Lezhë, Gjadër

Tiranë:  Pjesërisht Shengjergj dhe Zall Bastar

Vlorë: Vranisht Pjesërisht

Tv Klan