Të premten më 20 Janar, me inaugurimin e Donald Trumpit si President, merr fund edhe epoka Obama në krye të Shtëpisë së Bardhë. Media ka renditur pesë pikat kryesore të agjendës së ditës së fundit të një Presidenti Amerikan.

– Lëshimi i amnistive

Presidenti ka pushtetin të falë pothuajse çdokënd në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç atyre që akuzohen për tradhti.

Bill Klinton në ditën e tij të fundit si president fali 140 persona, përfshirë edhe një donator të madh të fushatës së tij. Gerald Ford, në mënyrë edhe më kontroverse, fali ish-Presidentin Richard Nixon, çka pothuajse e rrezikoi atë vetë duke e përballur me ligjin.

Obama raportohet se ka një listë me 1 400 kërkesa për falje, përfshirë edhe informatorin e NSA-së, Edward Snowden.

Do të përbënte një rast të pazakontë por jo të  paprecedentë nëse Obama do të jepte një falje të përgjithshme për Hillari Klintonin, në mënyrë që ta mbronte nga çdo lloj hetimi të mundshëm.

– Mikpritja e Presidentit të ri

Familja Obama do të mirëpresë familjen Trump në Shtëpinë e Bardhë para ceremonisë së inaugurimit.

– Lënia e një shënimi për Presidentin e ri

Presidenti në largim lë një shënim për pasardhësin e tij. Megjithëse përmbajtja e këtyre shënimeve është zakonisht sekrete, toni i tyre është pozitiv dhe i dinjitetshëm.

– Pjesëmarrja në inaugurim

Familja Obama më pas do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump.

-Largimi me helikopter nga Uashingtoni

Çdo president që ka lënë detyrën që prej 1974 është larguar me helikopter nga Shtëpia e Bardhë për në bazën ushtarake Andrews Air Force,  nga ku edhe kanë fluturuar me avion për në shtëpitë e tyre.

Mirëpo, Obamat planifikojnë të mbeten në Uashington, të paktën derisa fëmijët e tyre të mbarojnë shkollën, kështu që itinerari mund të jetë i ndryshëm./tvklan.al