Dy gra që udhëtonin me një anije janë shpëtuar nga marina e SHBA-vë, pasi kishin mbetur për 5 muaj në det të hapur në oqeanin Paqësor.

Jennifer Appel dhe Tasha Fuiaba ishin nisur me një anije nga Hawaii drejt Tahitit, kur motori u prish për shkak të motit të keq.

Më pas, anija e tyre u drejtua për në det të hapur, rreth 1.500 kilometra në juglindje të Japonisë. Ato u shpëtuan vetëm pasi një anije peshkimi lajmëroi autoritetet amerikane.

Appel dhe Fuiaba ishin nisur që në Maj dhe mendonin se mund të arrinin në një port duke u bazuar te era dhe rrymat.

Vazhdimisht ato kishin tentuar të telefononin, por nuk ishin arritur të kapnin sinjal për shkak se ishin larguar shumë.

Ato kishin mbijetuar prej një pastruesi uji dhe ushqimeve të thata si drithërat dhe makaronat që kishin marrë me vete që në nisje të udhëtimit.

/tvklan.al