Njësia ushtarake hulumtuese e karabinierëve të Frosinones janë duke kërkuar një urdhër-arrest që duhet të jepet nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Frosinones për krahinën e Frosinonen dhe të Amerikës Latine, Napoli, Terni, Avellino, Pistoia dhe Isernia, për pjesëmarrjet në krimin e korrupsionit publik ndaj 13 personave (13 masa parandaluese, duke përfshirë 4 në burg, 1 në arrest shtëpiak dhe 8 të tjerë detyrim për punë komunitare).

Masa rrjedh nga hetimet në akuzat për korrupsion, të kryera nga një asistent i Policisë së Burgjeve (që ka përfunduar në arrest shtëpie) në burgun në Frosinones, pasi u ka shpërndarë drogë të burgosurve gjatë kohës që ka qenë në detyrë.

Operacioni policesk është kryer 5 ditë pas arratisjes spektakolare nga burgu i Alessandro Menditti-t,”kasapit” të klanit “Casalesi”, pjesë e “Camorra-s”.

Pasi ai kreu arratisjen e bujshme, dolën në pah detaje të tjera. Në plan të arratisej kishte patur edhe 44-vjeçari shqiptar Ilirjan Boce, shok qelie me Menditti-n, i dënuar për drogë dhe konspiracion deri në vitin 2026. Por ky i fundit ishte i pafat, pasi në përpjekje e sipër për t’u arratisur ra nga 10 metra lartësi, duke pësuar lëndime të rënda dhe fraktura në shtyllën kurrizore. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Romës ku dhe po kurohet.

Një veprim i sinkronizuar ky midis bashkëpunëtorëve të cilit kishin gërmuar një gropë në qelinë e tyre javë më parë dhe e kishin mbuluar me televizor. Në momentin e duhur ata kishin zbritur nga ndërtesa e burgut me një çarçaf.

Zbulimi i 2 telefonave celularë ishte konfirmimi se arratisja e të burgosurve ishte ndihmesë nga brenda, për detajet kur duhet të dilnin e të vepronin.

Ndërkohë që Menditti arriti të zbriste nga tarraca, shqiptari u rrëzua në tokë, por kjo nuk bëri që ai të kthente kokën pas. Me shkallë të gjata të ngjashme me ato të zjarrfikësve ai mundi të kalonte perimetrin rrethues të burgut.

Menditti është një i kërkuar i famshëm në të gjithë Italinë, por nëse nuk do kishte patur ndërhyrje të brendshme arratisja nuk do kishte ndodhur./tvklan.al