Një kartel kokaine në Midlandsin Perëndimor i përbërë nga gangsterë anglezë dhe shqiptarë janë arrestuar dhe janë dënuar me më shumë se 100 vite në total.

Policia ka vënë në pranga 13 persona të cilët shisnin drogë në sasi të mëdha në rrugët e Londrës, që kapte vlerën e 500.000 £.

Gjysma e të dënuarve janë dënuar me mbi 15 vite burg por Khalad Uddin, “merimanga në qendër të rrjetës” do i jepet një dënim më i lartë.

Pesë banda të forta nga Midlandsi dhe Kingswindfordi i kanë paguar 35.000 £ shqiptarëve për 1 kg kokainë, ndërkohë që këta të fundit përfitonin më shumë se 100.000 £ kur e shisnin me vlerën e rrugës.

Gjatë një operacioni policesk të shpërndarjes së kokainës midis bandave, u bë i mundur sekuestrimi i kokainës me vlerë 500.000 £.

Ishin grupet shqiptare ata që furnizonin bandat angleze me kokainë të klasit të parë, 90% e pastër.

Bashkëpunimi midis “Baronëve” të drogës ndodhi përgjatë 6 muajve dhe transportohej në targat e makinave dhe nën sedilje. Pagesa nuk bëhej kurrë në momentin e dorëzimit por me ndërprerje kohore dhe takime të veçuara në mënyrë që të mos diktoheshin nga policia.

                     Lista e të dënuarve:

  1. Ylber Cami, lideri i bands shqiptare, u dënua me 10 vite burg
  2. Eraldo Cami, pjesë e bandës shqiptare, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg
  3. Emil Cami, pjesë e bandës shqiptare, u dënua me 7 vite burg
  4. Emri Kaziu, pjesë e bandës shqiptare, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg
  5. Elsid Kopani, pjesë e bandës shqiptare, u dënua me 9 vite burg
  6. Jamie Green, pjesë e bandës angleze, u dënua me 9 vite e 4 muaj burg
  7. David Stokes, pjesë e bandës angleze, u dënua me 14 vite e 6 muaj burg
  8. Craig Davies, pjesë e bandës angleze, u dënua me 15 vite e 6 muaj burg
  9. Callum Bradley, pjesë e bandës angleze, u dënua me 3 vite e 8 muaj burg
  10. James Bishop, pjesë e bandës angleze, u dënua me 8 vite burg
  11. Louis Loveridge, korrier i bandës angleze, u dënua me 3 vite e 4 muaj burg
  12. Steven Hutcheson, pjesë e bandës angleze, u dënua me 9 vite e 6 muaj burg/

Përktheu dhe përshtati: tvklan.al