Kjo është Ashley Bratcher, një 26 – vjeçare nga Texas e cila peshon 323 kilogramë. Për Ashley –n kujdeset djali i saj i vogël, i cili është vetëm 5 – vjeç.

2

Në një rrëfim për programin “My 600lb Life”, 26 – vjeçarja rrëfen se nisi të krijojë varësi nga ushqimi kur u abuzua nga kujdestari i saj në moshën 6 – vjeçare.

Ajo akuzon nënën e saj e cila ishte e droguar dhe e braktisi, duke e lënë në mëshirë të fatit.

7

 

Pasi nisi të hante për të mbytur trishtimin, Ashley nisi të shtonte në peshë në mënyrë të drastike, duke u shndërruar në obeze dhe duke e kthyer jetesën e saj të përditshme në një sfidë të vërtetë e gati të pamundur.

Dhe për t’u kujdesur për të në shtëpi është vogëlushi 5 – vjeçar Patrick, i cili bën thuajse gjithçka, përfshirë larjen e rrobave dhe pastrimin.

1

Vetë nëna shprehet se njerëzit nuk e kuptojnë sa e vështirë për të të bëjë gjëra nga më të thjeshtat.

Ajo shprehet se barku rrezikon t’i thyejë shtyllën kurrizore dhe se nuk ka ditë që të mos ndjejë dhimbje.

3

Ashley thotë se mund të kujdeset vetëm për trupin e saj, ndërsa për të tjerat ka nevojë për ndihmë dhe këtë e bën djali Patrick. Ai e ndihmon me gjithçka.

6

26 – vjeçarja thotë se pa të, do të ndihej e humbur.

Ashley, me pjesëmarrjen në këtë show, shpreson që të mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale që do ta ndihmojë të heqë disa kilogramë. /tvklan.al