Të gjithë e njohim atë lidhjen e fortë midis nënës dhe vajzës pavarësisht çdo vështirësie.

Wang Anna, një vajzë 5-vjeçare, që jeton në malet e largëta të Zunyi, në Kinën perëndimore me gjyshen dhe stërgjyshen e saj është bërë shtylla e familjes pasi babai i saj u fut në burg dhe mamaja e saj u rimartua.

Historia e trishtë e Annas dhe gjysheve të saj u zbulua nga një gazetar reporter.

Kur vogëlushja ishte vetëm 3-muajshe babai i saj u dënua me burg dhe mamaja e saj jetonte vetëm me vjehrrat e saj.

Mamaja e saj u rimartua dhe e la Annën të mbante të gjithë barrën e shtëpisë duke lënë atë të kujdesej për gjyshet e saj.

Vogëlushja gatuante, pastronte dhe kujdesej për të moshuarat.

Të kujdesej për gjyshet e saj nuk ishte një detyre aspak e lehtë pasi ajo zgjohej që herët në mëngjes për të gatuar për to.

E vogla hipën mbi një stol në mënyrë që të arrijë sobën dhe të ziejë perimet.

 

Gjyshja e saj është më artrit dhe kjo sëmundje i shkakton dhembje në kyçe. Sëbashku me stërgjyshen e vajzës, të moshuarat janë me regjim shtrati dhe kanë një aktivitet shumë të limituar jetësor.

Anna kurrë nuk është ankuar kur i nxjerr ato shëtitje ose kur i ndihmon të shkojnë në tualet.

Ky trekëndësh dashurie i ka prekur shumë fqinjët të cilët e ndihmojnë atë të mbledhë perime të freskëta sa herë të munden.

5-vjeçarja i buzëqeshi gazetarit kur i tha se do kujdesej gjithmonë për to dhe i uron jetë të gjatë./tvklan.al