Reperi i njohur 50 cent emri i vërtetë i të cilit është AKA Curtis Jackson ka provokuar përsëri pas një fotoje të tij, në të cilën me anë të dollarëve shkruan se është trokë.

Kjo foto vjen pas një sërë fotosh të tjera në të cilat ylli i Hip hopit tregon frigoriferin e mbushur me para, foto këto të cilat i rikthyen përsëri problemet me drejtësinë.

Kjo sepse pas publikimit të këtyre fotove gjykatësi ka reaguar duke i dhënë urdhër 50 cent të paraqitet në gjykatë dhe të jap llogari për burimin e këryre parave.

Para një vit reperi shpalli falimentimin, duke u shprehur se pasuria e tij ishte shkrirë, pas detyrimit të shtetit amerikan që e detyroi të paguante dëmshpërblim ndaj ish të dashurës së tij./tvklan.al