Kabul– Një person ka hedhur veten në erë me një bombë. Disa çaste më vonë ngjarja u ndoq nga shpërthimi i një makine me bombë afër Parlamentit.

Sipas autoriteteve, ky ka qenë një operacion i koordinuar. Nuk janë konfirmuar ende viktimat, por besohet se janë diku tek 50 persona.

Sediq Sediqqi, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, tha se caku i shpërthimeve në Kabul  ka të ngjarë të ketë ndodhur një zonë që përfshin zyrat qeveritare dhe ligjvënëse.

Shpërthimi i parë, një vetëvrasje me bombë, u pasua shpejt nga një i dytë, i shkaktuar nga një makinë-bombë e cila ishte parkuar në afërsi të njëjtin vend.

Sediqqi tha se kishte viktima, por numri i saktë është ende i paqartë.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetit publik Ismail Kawasi, konfirmoi se tre civilë të plagosur u sollën në spital. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, mori përgjegjësinë për sulmet në Kabul.

Në Kabul kohët e fundit nuk ka patur ngjarje të tilla dhe kryeqyteti afgan ka qëndruar i qetë./tvklan.al