Afro 50 persona u helmuan nga ushqimi në një lokal dasme në Shijak. Dasmorët shfaqën probleme shëndetësore me të vjella, përzierje, diarre e temperaturë të lartë. Në spitalin rajonal të Durrës qëndrojnë ende të shtruar 12 pacientë.

Ata thonë se nisën te kenë shqetësime pas konsumimit te ushqimit.

U Helmuam. Ishim në dasëm, nuk kuptuam asgjë, vetëm kur dolëm ditën tjetër na dha shqetësim.

Hëngrëm në dasëm. U kënaqëm atje, ditën tjetër pastaj u sëmurëm.

Policia nisi hetimet për këtë rast, duke marrë deklarime të pacientëve, shumica e të cilëve kaluan gjendjen e rrezikut.

Nadire Jani, shefe e repartit infektiv SRD, tha se “

pacienti i parë që ka ardhur ka qenë me shqetësime të barkut, të vjella, temperaturë të lartë. Pas këtij rasti kanë ardhur edhe dy të tjerë…pas këtyre kanë ardhur edhe 9 të tjerë. Deri në orën 12 të natës kemi pasur prurje.

Drejtoria e Shëndetit Publik nisi një inspektim në lokalin ku ndodhi helmimi. Mostra të ushqimeve të konsumuara u dërguan për ekzaminim në laborator. Tashmë pritet përfundimit i analizave toksikologjike për të parë se kush e ka shkaktuar helmimin e ushqimit. Nëse vërtetohet se helmimi është shkaktuar nga ushqimi, pritet që të merren ndaj pronarit të lokalit. /TV Klan