kapllaniPolicia njoftoi arrestimin e shtetasit Qani Kapllani, me akuzën se kishte përhapur deklarata të rreme në media për sjelljen e një patrulle të policisë rrugore të Kavajës e cila sipas tij ishte bërë shkaktare shtesë për humbjen e jetës së një vajze 17 vjeçare e cila ishte vetë-helmuar me fostoksinë.

50-vjeçari nga Rrogozhina kishte deklaruar se më 24 tetor  kishte qënë duke trasportuar një vajzë për në spital kur u ndalua nga policia.

Sipas tij vonesa prej 15 minutash e shkaktuar nga rrugorët gjatë kontrollit për dokumentacionin e mjetit me të cilin ai lëvizte ndikoi edhe më shumë në humbjen e jetës së të miturës.

Duke qënë pjesë e të njëjtit qark, Drejtoria e policisë së Tiranës, e cila ka në varësi atë të Kavajës ka sqaruar për TV Klan se 17-vjeçarja po transportohej për në spital me ambulancë dhe jo me mjetin e shtetasuit Qani Kapllani. Arsyeja e ndalimit të tij është se po ndiqte këtë ambulancë. Gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se mjetit i kishte skaduar kolaudimi.

Sipas policisë kjo ka qënë arsyeja e vonesës dhe se në mjetin e tij nuk gjendej 17-vjeçarja e helmuar me fostoksinë.

Tv Klan