Organi i akuzës ka përfunduar hetimet në lidhje me një skemë mashtruese u ishin përfshirë 6 persona. E njohur si çështja “Fullpet”, sipas prokurorisë i ka kushtuar një dëm shtetit rreth 500 milionë lekë të reja.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranë kërkoi dënimet:

Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, të dënohet me 3 vjet burg

Ibrahim Aktoz, të dënohet me 4 vjet burg

Ekrem Oztemel, të dënohet 7 vjet burg

Fabian Goci, të dënohet me 8 vjet burg

Aurel Preni, të dënohet me 8 vjet burg

Fiqiri Hoxha, të dënohet me 8 vjet burg

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit, nëse shpallen fajtorë nga gjykata.

Gjatë veprimeve hetimore, Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës ka konstatuar, ndër të tjera, se në vitin 2014, administrata tatimore, e konkretisht nën drejtimin e Androkli Kokthi, i ka bërë një përllogaritje të gabuar detyrimeve që “Fullpet” kishte ndaj shtetit./ tvklan.al